Hashash në parkun natyror/ Kapen 2 ton drogë, arretohen 4 shqiptarë.

Spanjë – Policia spanjolle ka shkatërruar një rrjet të kultimit të kanabisit, ku në pranga kanë rënë 4 shtetas shqiptarë.

Kanabisi dhe kampet e trafikantëve ishin ngritur mes pyjeve të  Sierra Cuenca. Gjatë operacionit policia ka sekuestruar një sasi prej 2 tonë drogë, vlera e së cilës përllogaritet në 11.3 milionë €.

Hetimet kundër trafikantëve të drogës nisën në tetor falë sinjalizimeve të banorëve vendas për praninë e të arrestuarve në komunën Huélamo (Cuenca).

Sasia e bimëve të kanabisit që u konfiskua arrinin në 2,060 kilogramë. Agjentët sekuestruan gjithashtu edhe 1,600 euro në para të thata, një automjet, katër celularë dhe një peshore elektronike.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje