Berisha: Rama dhe Vuçiç pakt të fshehtë për Kosovën

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i ka kërkuar Edi Ramës që Kosova të mos jetë pjesë e “Shengenit Ballkanik” dhe kryeministri shqiptar e ka pranuar.

“Sipas burimeve 100% të sigurta diplomatike kompromisi Rama-Vuçiç është që Rama të pranojë që Kosova të mos pranohet në Shengen. Ky është. Dhe Ramës i premtoi Vuçiç se të zgjidh problemin duke përdorur të gjithë miqësinë që kam me Francën 200 vjeçare dhe do ta zgjidh këtë punë. Vuçiç i ka kërkuar Ramës që Kosova të mos jetë pjesë e “Shengenit Ballkanik” dhe Rama e ka pranuar këtë kusht.
Berisha u shpreh se pasi iku nga pushteti Rama dhe Thaçi e bënë Kosovën plaçkë, por për fat të mirë ish-kryeministri Haradinaj gjeti mënyrën për ta ndalur.

Unë kam kundërshtuar dhe kam qenë kundër ndryshimit të kufijve dhe çdo lloj ndarje tjetër mbi trupin e trojeve shqiptare. Kjo ka qenë kategorike. Sa kohë kam qenë në pushtet këtë e kanë kundërshtuar duket pa dashje edhe udhëheqës si puna e argatit të Beogradit në Prishtinë dhe unë i kam deklaratat në zyrë.

Ika unë, ishte ajo periudhë kur Nikoliç thoshte se unë s’kam probleme me argatin tim në Prishtinë, por me Sali Berishën kur unë përpiqesha me sinqeritet për marrëdhënie normale. Por kurrë për pazare, kjo ishte e prerë. Fill mbrapa filluan dhe e bënë Kosovën plaçkë me Edi Ramën, i cili është i cili është produkt i disa zhvillimeve ndër më të errëta në histori. Unë jam mësuar të merrem me pasojat. Këta filluan ndarjen. Argati u kap nga dosjet e Vuçiçit.

Shko në Gjykatën e Hagës se i ke disa. Të tjerat as unë as ti nuk do ti shohim ndonjëherë. Po një dosje e ke në Hagë, kurse ato të tjerat i përkasin arkivave. Unë kam qenë kategorik dhe këtë periudhë jam përballë kundër këtij qëndrimi. Ish-kryeministri i Kosovës gjeti një mekanizëm për të ndalur veprimin antikombëtar të Stanishiqit, Zografit Biss dhe atij argatit dhe Kosova bëri zgjidhje dhe shpëtoi” – tha Berisha në RTV Ora. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje