Apple në 2020 me 4 modele te iPhone me 5G

Apple e ka anashkaluar implementimin e teknologjisë 5G në gjeneratën e fundit të telefonave të vet.

Për kompaninë kjo ka kuptim sepse teknologjia është relativisht e re, dhe Apple zakonisht njihet për faktin se e përdorë vetëm teknologjinë tashmë të provuar dhe të testuar (kompanisë i është dashur ca kohë për ta implementuar teknologjinë 4G gjithashtu). Megjithatë, pritet që gjatë vitit 2020 Apple më në fund do ta përqafojë teknologjinë 5G, raporton Ubergizmo.

Kjo u sugjerua më parë nga analisti Ming-Chi Kuo, i cili thekson se Apple gjatë vitit 2020 mund t’i lansojë deri në tre iPhone 5G. Por tani, sipas analistit të Wedbush Securities, Dan Ives, Apple mund t’i lansojë edhe katër iPhone me teknologji 5G gjatë vitit të ardhshëm. Tani për tani nuk dihet se për çfarë modeli mund të bëhet fjalë, kështu që aktualisht duket i pazakontë numri që ky analist e parashikon.

Vitin e ardhshëm do t’i shohim pasardhësit e telefonave iPhone 11, 11 Pro dhe 11 Pro Max, por gjithashtu janë shfaqur edhe thashethemet për lansimin e modelit iPhone SE 2, shkruan KOHA Ditore. Megjithatë, duke pasur parasysh që ky model pritet të jetë një lloj iPhone “buxhetor”, Apple nuk pritet ta implementojë mbështetjen 5G në të. Nga ana tjetër, implementimi i rrjetit të gjeneratës së ardhshme mund ta bëjë telefonin më tërheqës për përdoruesit.

Sido që të jetë, ky informacion duhet të merret me rezervë, sepse është ende herët të flasim për planet konkrete që Apple i ka për vitin e ardhshëm.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje