‘Topin e Artë’, ja lista e kandidatëve

Cili do të jetë fituesi i “Topit të Artë” dhe pasues i Luka Modriçit? Revista e mirënjohur “France Football” do ta japë më datën 2 dhjetor çmimin aq të lakmueshëm për futbollistët, por ditën e sotme ka treguar 30 finalistët që janë në garë.

Mes favoritëve, është padyshim Lionel Messi, që u shpall edhe triumfues në çmimin “The Best” akorduar nga FIFA.

Ndërkohë, bashkë me rivalin e përjetshëm, Cristiano Ronaldo, të dy kërkojnë trofeun e gjashtë personal.

Mes pretendentëve, është edhe Virgil Van Dijk, mbrojtësi i qendrës që u shpall kampion Europe me Liverpoolin, ndërkohë që çmimi do të jepet më 2 dhjetor, në Paris.

Lista me 30 finalistët, është përpiluar nga 180 gazetarë të zgjedhur nga revista, me nga një përfaqësues për çdo shtet.

Lista e kandidatëve për “Topin e Artë”

1 – Sadio Mane – Liverpul

2 – Serxhio Aguero – Mançester Siti

3 – Frenki De Jong – Barcelona

4 – Hugo Joris – Totenhem

5 – Dushan Tadiç – Ajaks

6 – Mark-Andre Ter Shtegen – Barcelona

7 – Pierre-Emerik Aubamenajg – Arsenal

8 – Doni Van De Bek – Ajaks

9 – Trent Aleksander-Arnold – Liverpul

10 – Kilian Mbape – PSG

11 – Karim Benzema – Real Madrid

12 – Xheorxhino Uajnaldum – Liverpul

13 – Kristiano Ronaldo – Juventus

14 – Alison Beker – Liverpul

15 – Matajs De Ligt – Juventus

16 – Virxhil Van Dajk – Liverpul

17 – Hueng-min Son – Totenhem

18 – Robert Levandovski – Bajern Mynih

19 – Bernardo Silva – Mançester Siti

20 – Roberto Firminjo – Liverpul

21 – Lionel Mesi – Barcelona

22 – Rijad Mahrez – Mançester Siti

23 – Kevin De Bryjn – Mançester Siti

24 – Kalidu Kulibali – Napoli

25 – Antuan Grizman – Barcelona

26 – Mohamed Salah – Liverpul

27 – Rahim Sterling – Mançester Siti

28 – Eden Hazard – Real Madrid

29 – Zhoao Feliks – Atletiko Madrid

30 – Markinjos – PSG

Be the first to comment

Lini një Përgjigje