Pranga 2 shtetasve, përdorën dhunë në familje

Lushnje – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje arrestuan shtetasit M.K, 62 vjeç, banues në Lushnje

Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nuses së djalit të tij, shtetases E.K, 25 vjeçe

Ka arrestuar edhe A.G, 72 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi për motive pronësie ka goditur me sende te forta vëllain e tij, shtetasin Sh.G, 67 vjeç i cili ndodhet në Spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje