Kryemadhi: Nuk ka integrim pa zgjedhje të lira

Të gjithë drejtuesit e partive opozitare u mblodhën sot për të vendosur lidhur me aksionin që do të ndërmarrin pas dështimit të qeverisë me procesin e çeljes së negociatave.

Pas mbledhjes në selinë e PD, aleatët e Opozitës së Bashkuar dalin me qëndrim unanim se “me Edi Ramën në krye të qeverisë dëmtohet interesi kombëtar për nisjen e negociatave me Bashkimin Europian”.

Aleatët opozitarë i konsideruan 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu si udhërrëfyesin që Shqipëria duhet të ndjekë pa vonesa, në mënyrë që të bindë vendet anëtare për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi për mediat tha se shkaktar i kësaj situate është Edi Rama. Kryetarja e LSI tha se “nuk ka integrim pa zgjedhje të lira”.

Kryemadhi u shpreh se 9 kushtet e Bundestagur gjerman janë axhenda e opozitës. “Anxhenda jonë nuk është thjeshtë politike, ka të bëjë me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. 9 kushtet e Bundestagut janë axhenda politike e opozitës së bashkuar. Maqedonia ishte shteti që u ndëshkua për shkak të mos ecjes së reformave nga qeveria shqiptare”,- deklaroi kryetarja e

Be the first to comment

Lini një Përgjigje