
Mbrëmjen e sotme një 70- vjeçare dyshohet të jetë vetëhedhur nga ballkoni i shtëpisë në Selenicë të Vlorës.
Sipas policisë ajo ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
“Rreth orës 20:15, në Selenicë të Vlorës dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës së saj (kati II) 70 vjeçaria S.N, e cila u dërgua në Spitalin Rajonal në gjendje të rëndë shëndetësore”, raporton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.
Lini një Përgjigje