Çaji i dafinës kuron problemet me frymëmarrjen

Çaji i dafinave është një tonik i mrekullueshëm dhe i pakrahasueshëm me një ndikim të fortë në stomak, kyçe dhe muskuj. Vlerat shëndetësore të çajit të dafinave përfshijnë: aftësinë për të pastruar organizmin, ngadalësuar plakjen, përshpejtuar shërimin e plagëve.

Po ashtu përdoret për të mbrojtur trupin nga bakteret, menaxhuar diabetin, përmirësuar shëndetin e zemrës, zbutur inflamacionin, zgjidhur problemet me frymëmarrjen dhe gjallëruar tretjen. Çaji i dafinës funksionin shumë mirë sidomos në rastet kur ju mundon kolla dhe gripi. Provojeni për disa ditë rresht deri sa të përmirësohet gjendja juaj shëndetësore. Për të përgatitur çajin e dafinës në kushtet e shtëpisë nevojiten: 4-5 gjethe të thata dafine; 1 shkop kanelle; 1 litër ujë dhe mjaltë. Ziejini gjethet e dafinës dhe kanellës për 20 minuta. Lëreni të ftohet dhe ëmbëlsojeni duke shtuar një lugë çaji mjaltë në filxhan paksa përpara se ta pini.

Vlerat kurative

Vaji i gjetheve të dafinës mund të përdoret për të lyer kraharorin për të kuruar disa nga problemet me frymëmarrjen. Nëse nuhasni avullin e gjetheve të ziera të dafinës do të ndiheni më mirë. Avulli do të zbusë sekrecionet dhe shkatërrojë bakteret e bllokuara në aparatin e frymëmarrjes. Femrat shtatzënë nuk duhet ta përdorin vajin e dafinës.

Gjethet e dafinës kanë një ndikim të fortë në sistemin tretës duke nxitur urinimin dhe si rrjedhojë duke ulur nivelin e toksinave në trup. Dafina stimulon të vjellat në rastet se mund të jeni helmuar nga ushqimi. Përmbajtjet organike të gjetheve të dafinës ndihmojnë me tretjen dhe qetësojnë stomakun apo zorrët e trazuara. Nëse dëshironi të përmirësoni shëndetin e flokëve dhe të hiqni zbokthin atëherë përdorni gjethe dafine. Lagini gjethet në ujë dhë fërkoni skalpin e kokës pas larjes. Përbërësit kimikë të dafinës do të heqin zbokthin dhe zbusin lëkurën e thatë. Një nga vlerat më të çmuara të dafinës është aftësia për të pakësuar inflamacionin në organizëm. Gjethet kanë në përmbajtjen e tyre një element unik të njohur si parthenolide që redukton irritimin në kyçe ose në zona të caktuara që mund të jenë prekur nga artriti. Gjethet e dafinës përmbajnë acid kafeik dhe rutinë, dy substanca që i përmirësojnë shëndetin e zemrës. Rutini forcon kapilarët e gjakut në zemër ndërkohë që acidi kafeik largon kolesterolin e keq nga sistemi kardiovaskular. Dafina ka një efekt lehtësues dhe qetësues. Së bashku me trumzën, borzilokun dafina ka në përmbajtjen e saj linalool një substancë që ul hormonet e stresit në organizëm. Hormonet e stresit që çlirohen në një përiudhë afatgjatë janë të dëmshme për trupin. Ndaj gjethet e dafinës të ndihmojnë të qetësoheni edhe në momentet më stresuese. Gjethet e dafinës kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Konsumimi i rregullt i gjetheve ul gjasat e shfaqjes së episodeve diabetike.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje