Muriqi ka fituar zemrat e të gjithëve në Turqi

‘Gladiatori’ i Kosovës, Vedat Muriqi ka fituar tashmë zemrat e mijëra tifozëve në Turqi.

Ai njihet si një djalë i përulur dhe punëtorë si dhe shumë falënderues.

Vedat Muriqi gjithmonë dëshiron të japë më të mirën në fushë për ekipin dhe për të në radhë të parë janë fitoret e skuadrës, se sa arritjet personale.

Ai nuk është treguar asnjëherë vetjak para porte dhe gjithashtu gjithmonë i ka falënderuar ata që vazhdimisht e ndihmojnë të shënojë.

Këtë e ka bërë edhe në ndeshjen e fundit kundër Denizlispor, të cilin Fenerbahce e fitoi 2-1 dhe 25-vjeçari shënoi golin e dytë.

Gjithë punën për të shënuar me lehtësi Muriqi e bëri ish-lojtari i Interit, Emre Belozoglu.

Dhe natyrisht, Muriqi ua bëri të ditur tifozëve se goli është i Emres dhe kërkoi nga ta që ta duartrokasin veteranin 39-vjeçar.

Ky është goli i katërt për Muriqin këtë edicion në tetë paraqitje në Superligën e Turqisë, ka dhuruar edhe një asist

Be the first to comment

Lini një Përgjigje