Çmimi/ Ja hoteli më i mirë në botë për 2019-n

Dikur ka shërbyer si një godinë me nëntë apartamente, e vendosur në një nga lagjet më elegante të Lisbonës, në Amoreiras

Me një shërbim të jashtëzakonshëm, me stil rregullimi elegant, çmime të pranueshme dhe ndjesinë e komoditetit dhe të shtëpisë së ngrohtë, hoteli “Casa Fortunato” është kurorëzuar si hoteli më i mirë për këtë vit.

Apartamentet janë përshtatur në dhoma dhe suita të dedikuara për buxhetet e klientëve me një tërheqje unike dhe një ndërthurje të dizajnit modern me atë klasik.

Hapësira e këtij hoteli është projektuar nga pronarët e tij, që janë arkitektë në profesion dhe që jetojnë po në këtë ndërtesë. Quhen António Falcão Costa Lopes dhe Filipa Fortunato dhe janë emra të spikatur të botës së arkitekturës në Lisbonë.

“Çdo vit ne gjendemi përballë vlerësimeve të mahnitshme dhe historive të jashtëzakonshme, por lista e fituesve të këtij viti ishte veçanërisht e fortë”, tha Smith James Lohan, themelues i organizatës që vlerëson hotelet.

“Tek fituesi kryesor ne kemi një hotel që mishëron vetë konceptin e një qyteze unike, e drejtuar nga familja, me nëntë apartamente në qytetin më të frekuentuar të momentit e që shpresojmë që edhe më shumë njerëz tani do ta zbulojnë dhe do ta shijojnë”.

Fituesit e tjerë të listës së hoteleve më të mirë për 2019-ën, përfshijnë emra si Palazzo Daniele në Pulia nëItali, Kripa e Palmarit në ishujt Mauritius u kurorëzua si hoteli më i mirë rajonal dhe Uxua Alma Casa Anderson në Bahia të Brazilit, etj.

Çfarë prisni? Shtojini këto emra hotelesh në listën e gjërave për të bërë deri në fund të këtij viti, por pse jo edhe 2020-ta nuk do të ishte ide e keqe!

Be the first to comment

Lini një Përgjigje