Dhunoi motrën, arrestohet 54 vjeçari

Fier – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasin B.M., 54 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe ka thyer urdhërin e mbrojtjes ndaj motrës së tij, shtetases M.B.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”

Be the first to comment

Lini një Përgjigje