Scarlett tatuazh të ri në premierën “JoJo Rabbit”

Scarlett Johansson ka treguar tatuazhin e saj në shpinë derisa është paraqitur plot glamur në premierën e JoJo Rabbit në LA

Ajo ka kaluar shumë vite dhe ka pasur disa herë paraqitje ngazëlluese në tepihun e kuq.

Të martën në mbrëmje ajo nuk ishte më ndryshe por Scarlett Johansson ka treguar se është një femër plot klas në premierën e filmit më të ri JoJo Rabbit, ku ajo ka treguar edhe një tatuazh të ri në shpinë, mjaft të madh i cili prezanton vajzën e saj tri vjeçare Rose, të cilën ajo e ka bashkë me ish burrin Romain Dauriac.

Aktorja (34) ishte e veshur në ngjyrë rozë me pantallona, kurse në film ajo luan rolin e një nënë beqare që rrit djalin 10 vjeçar të një nazisti në Gjermani, por që në kulm fsheh edhe një vajzë të vogël hebreje. /GazetaExpress/

Be the first to comment

Lini një Përgjigje