Vdes puntori 18 vjeç, e shtypi ruli qël ngjesh asfaltin (foto e video)

Fier – Një aksident tragjik ndodhi këtë pasdite në bypassin e Fierit, atje ku një punëtor vetëm 18 vjeç, u shtyp për vdekje nga një mjet i tipit rrul, i cili ngjesh asfaltin.

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të fshatit Pojan. Drejtuesi i mjetit ishte një 41 vjeçar ndërsa është mësuar dhe identiteti i të ndjerit. I riu quhet Mateo Koza dhe ishte banues në Tepelenë. I riu ishte punëtor dhe fatkeqësisht ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mbetet ende për t’u parë sesi ka ndodhur ky aksident i rëndë, kush ishin rrethanat që sollën tragjedinë dhe kush do të mbahet përgjegjës.

Ndërkohë më poshtë mund të shihni disa nga pamjet në vendngjarje:

Edhe pse në fillim u tha se u përplas nga një makinë në lëvizje, mësohet se 18 vjeçari Mateo Koza nga Tepelena, ka humbur jetën pasi është shtypur nga rruli që punonte në ndërtimin e segmentit.

Mateo Koza ishte punëtor në këtë segment.

Ai ka humbur jetën mënjëherë pas aksidentit në punë, mësohet në komunikatën e policisë.

Informacion paraprak i Policisë:

Sot rreth orës 16:15, në Bypassin e Fierit, në afërsi të fshatit Pojan, shtetasi K.N, 41 vjeç, banues në Memaliaj, duke drejtuar mjetin tip “Rrul” që ngjesh asfaltin, ka goditur shtetasin M.K, 18 vjeç, banues në Tepelenë (punëtor) i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vendengjarja ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje