Drejtoresha e re “stuhi dhe furtunë” në Albpetrol

Ardhja në krye të kompanisë Albpetrol e drejtoreshës së re  Erjola Mukaj ka zhvilluar një “stuhi dhe fortune” tek ajo “zonë” ku qëndronin persona me imunitet që konsideroheshin dhe si të pa prekshëm.  Një pjesë e mirë e tyre janë larguar dhe janë dërguar për ndjekje penale ndërkohë që një pjesë tjetër janë shkarkuar duke u ulur në detyrë.

Duke ju referuar të dhënave të mbritura në redaksinë e ALB365 mësohet se që në ditët e para të emërimit të drejtoreshës së re  është zhvilluar një mbledhje. Ajo sapo ka mbritur e ka nisur mbledhjen  duke ju drejtuar  me emra konret si :

  • S H , shumë levizje paske kryer dhe stë paskan dalë as 4 mijë litra karburant në muaj, je I pushuar dhe për ndjekje penale.
  •  Ti që rri në këmbë , pse nuk ulesh. Kush je ti? N I (përgjgija). A ju qenkeni, mblidh gjërat e tua personale dhe mos të shikojë më në territorin e kompanisë Albpetrol.
  • B B bëj gati bagazhet, mblidhi dhe shiko hallin, ske punë më në kompani.
  • N N Plotësoji letrat këtyre e të ikin, a po edhe mos harro plotëso dhe të tuar, ik bashkë me ta.
  • Me të njëjtën gjuhë ajo I është drejtuar edhe një shoferi I cili shkonte në shifrën e afro 3 milion lekëve tw vjetra në muaj dieta.

 Po këto burime pohuan faktin se  me ulje në detyrë  drejtoresha e re ka bërë edhe për A V, A C etj të cilët kanë abuzuar me detyrën si dhe janë kapur me shkelje nga KLSH

Thuhet se drejtoresha e re e kompanisë Albpetrol ka kryer këto largime për të pastruar”fytuyrën dhe imazhin”  e kësaj kompanie e cila deri më tani ishte parë si lopa laramane nga shumë drejtues të drejtorive në këtë kompani

Tashmë mbetet nëse do ta çojë deri në fund punën e nisur drejtoresha e re e kësaj kompanie apo e ka pasur thjeshtë një show të radhës

Be the first to comment

Lini një Përgjigje