Maskat me armë grabisin çiftin e pensionistëve (video)

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëm në Korçë.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 3 të qytetit juglindor.

Persona të maskuar janë futur në një banesë ku jetonte një çift të moshuarish me mbiemer Rapo.

Sipas të dhënave të para, grabitësit nën kërcënimin e armës kanë marrë para dhe sende me vlerë në banesën e të moshuarve.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. 

Nga te dhenat e para dyshohet se eshte marre nje shume prej 700 mije lekesh. 

Policia Korçë/ Informacion paraprak

Më datë 14.10.2019, rreth orës 21.45, në lagjen nr.3, dy persona ende të pa identifikuar, dyshohet se njëri kishte armë zjarri tip pistoletë, kanë hyrë në banesën e shtetasve F. R., dhe A. R., rreth 85 vjeç, duke ushtruar dhunë psikologjike, kanë marrë një sasi lekësh dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Dy të moshuarve u është dhëna ndihma e parë mjekësore, pa probleme për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje