Lëvizjet në Polici, ndryshojnë krerët e Komisariateve të Fierit dhe Mallakastrës

Lëvizjet e bëra në policinë e shtetit kanë sjellë edhe ndryshimin e krerëve të komisariateve të Fierit e Mallakastrës.

Në këtë kuadër, Kryekomisar Ledio Ibrahimi që mbante detyrën e Shefit të Komisariatit Mallakastër, u emërua Shef Komisariati në Fier, pas largimit rreth dy javë më parë të Henerigert Mitri, I cili u vendos drejtori I policisë së Lezhës.
Ndërkohë, Komisar Alfred Thaci I cili më parë mbante detyrën e Shefit të Hetimit të Aksidenteve në Komisariatin Rajonal Tiranë është emëruar Shef i Komisariatit Mallakastër.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje