Dade: Marrim jo për negociatat, Rama doli e pregatiti terrenin

Do mbetemi pa negociata. Ky është qëndrimi që mban ish ministrja e Jashtme Arta Dade, e cila thotë se i duket thuajse e pamundur që Franca dhe Holanda të ndryshojnë qëndrim për Shqipërinë.

“Unë shpresoj, por nuk më duket shumë e mundur, ata që kanë ripërsëritur deklaratat e tyre dhe ministri i jashtëm sot i Holandës, dhe brenda dy ditëve të kthejnë qëndrimin. Kështu që më duket pak e pamundur dhe fakti që kryeministri sot ka përgatitur opinionin publik për të marrë një “jo” mua më duket që nuk do të ketë tërheqje nga Franca, Holanda. Madje dhe ministrja e jashtme e Finlandës sot po rrekej që të ndante çështjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria.”-tha Dade e ftuar në emisionin tempora.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje