Basha: Terrori ndaj banorëve, Rama të shkojë në burg

Lideri i demokratëve ka qenë i pranishëm këtë të dielë në protestën e rradhës në zonën e Unazës së Re, nga ku ka deklaruar se nuk mund të ketë Shqipëri evropiane pa shkuar para drejtësisë kryeministri Rama dhe një sërë qeveritarësh të tjerë të korruptuar.

Basha u shpreh se prej mëse një viti është ushtruar presion e terror mbi banorët që protestojnë thuajse çdo ditë në mbrojtje të banesave të tyre, të cilat rrezikohen të prishen prej projektit të Unazës së  Madhe në Tiranë.

Basha: Prej një viti ndaj banorëve të Unazës së Re po ushtrohet terror. Qeveria po devijon projektin e Lanës, për t’i dhënë mundësinë një trafikanti, mik të Ramës e të Ballës, që do të pastrojë paratë e krimit në kulla. Policët, të cilët janë në hallin e tyre dhe marrin paga të ulëta, por janë rreshtuar në anën e gabuar. Gjykata ka vendosur të lërë në burg sot 3 baballarë.

Basha: Prokuroria është e kapur dhe ka kamikazë politikë në gjykata dhe në Prokurori. Prandaj Rama nuk përgjigjet para ligjit, sepse ai e ka kapur Prokurorinë. Balla është sot njeriu i cili mbështet një trafikant droge për ndërtime pa leje. Damian Gjiknuri që iu përfshi emri në afera korruptive.

Saimir Tahiri që dihet botërisht ka lidhje me bandat e trafikut të drogës. Shqipërisë nuk do i hapen rrugët në Europë me një mashtrues dhe pa cuar para drejtësisë të gjithë ata që kanë shkelur ligjin nga i pari tek i fundit. Opozita e bashkuar sot qëndron në krah të baballarëve, për një Shqipëri europiane dhe jo Shqipëri vend kriminelësh e hajdutësh. Ne luftojmë për Kushtetutë dhe ligj. Pa u çuar para drejtësisë Rama dhe bashkëpunëtorët e tij nuk mund të ketë Shqipëri europiane. Beteja jonë është për një Shqipëri ku politikanët të dënohen si qytetarët e thjeshtë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje