Ramosi mbulon tatuazhet për një reklamë

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka befasuar të gjithë me veprimin e tij të fundit.

Duke qenë se është i pasionuar pas tatuazheve dhe kishte afro 42, mbrojtësi i kombëtares spanjolle vetëm në shpinë mbante dhjetë prej tyre, por që asnjëherë nuk e ka treguar domethënien që kanë.

Megjithatë, mendohet që së fundmi kapiteni i Los Blancos ka mbuluar tatuazhet për shkak të një reklame.

Sergio Ramos (Foto: Twitter)

Ylli i Real Madrid këtë e bëri të ditur përmes një postimi që ka ndarë me fansat e tij në rrjetin social, Twitter, ku në fokus ka vënë shpinën e tij pa asnjë tatuazh, megjithëse nuk dihet akoma se për çfarë reklame është fjala

View image on Twitter

Në ndërkohë, Ramos është komentuar tejet shumë për ndeshjen e fundit të Realit, i cili barazoi rekordin me ish-mbrojtësin e Chelseat, John Terry, si mbrojtësi me më së shumti gola me kokë në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja tjetër e Realit në Ligën e Kampionëve është udhëtimi në Stamboll te Galatasaray më 22 tetor. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje