Hahn: Gabimi më i madh nëse BE shtyn negociatat për Shqipërisë

HERMES, agjensi udhëtimi

Komisioneri Evropain për Zgjerimin, Johannes Hahn, shprehet se nëse BE nuk do të pranojë të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të sihte një gabim shumë i madh.

Në një reagim për median italiane ANSA  tha se nëse do ishte në dorë të tij do të bënte gjithçka për të shmangur një refuzim nga BE për hapjen e negociatave.

 “Vendet anëtare të BE-së shpesh vendosin për arsye të lidhura ngushtësisht me politikën e tyre të brendshme, por disa sinjale më bëjnë optimist”, u shpreh Hahn.

Për hezitimin e Francës për një “PO”, Hahn thotë se ka konstatuar gatishmëri për të kërkuar një zgjidhje nga ky shtet. “Ka ende kohë për arritjen e një marrëveshjeje dhe kjo është njëkohësisht çështje përgjegjësie dhe besimi edhe për BE-në”, u shpreh komisioneri.

Hits: 435

Be the first to comment

Lini një Përgjigje