Nis gara për kreun e PS Fier, ja pesë kandidaturat

Fier – Prej disa ditësh ka nisur gara për të nxjerë emrat kandidatura për kreun e PS Fier. Cdo organizatë partie në rajone  në qytetin Fier si dhe në ish komuna gara për të nxjerrë emrin kandidat ka përfunduar.

 Disi më e vështirë kanë qënë mbledhjet e organizatës  së PS në zonën e Cakranit pasi edhe pse janë marrë në telefonë të rinjtë , FRESH-ista e kanë abandonuar mbledhjet për shkak se në vitet e qeverisjes socilasite ata janë abandonuar duke mos u punësuar dhe janë lënë pas dore.

 Burime informacioni nga kjo zonë pohuan për ALB365 se drejtuesit e mbledhjeve të PS në këtë zone janë detyruar që të thërrasin anëtarët e PS (në pension) që të merrnin pjesë në mbledhje e të nxirnin emrin që do të kandidojë për kreun e PS nëse e vendos edhe kryesia e PS në qëndër në Tirane.

Emrat kandidatë që kanë dalë dhe që do ti dërgohen kryesisë së PS në qëndër  në Tiranë janë :

Fatbardha Merkaj

Ramion Kurti

Andjus Olldashi

Gentiana Cakrani

Florian Muçaj

Kandidatëve për kreun e PS Fier u është propozuar emri nga organizatat e partisë ku ata bëjnë jetën politike pasi janë kryer mbledhjet e organizatave të partisë në zonat e tyre.

Fatbardha Merkaj një socilaiste që ka vite ku ka dhënë kontributin e saj në këtë forcë politike sidomos në zonën e Cakranit

Ramion Kurti  emër I njohur në PS Fier pasi për një periudhë të gjatë ka pasur postin e sekretarit të këshillit bashkiak në Fier, me mardhënie shumë të mira tek të rinjtë socialistë, por që disa fushata  si për pushtet qëndror edhe pushtet lokal ka punuar shumë mire me të rinjtë. “Kam mbështetjen jo vetëm të të rinjëve socilalistë por edhe ata të bazës socilaliste, janë ata që e propozuan emrin tim, kam mbeshtetjen e tyre”, ka pohuar Kurti për ALB365

Andjus Olldashi, rikandidon përsëri. Ka mbajtur postin e kreut të PS Fier për një mandat. Tashmë është si ai “lojtari” që I ka ndjekur ndeshjet nga stoli dhe mezi prêt të futet në lojë. Vjen me platform të re  në PS. “Jam lojtar me peshë, lojtar I vjetër dhr di ti vlerësojë njerëzit dhe situatat, di të punojë me njerëzit”, pohoi Olldashi për ALB365

Gentiana Cakrani, është kreu aktual I PS Fier njëkohësishtë edhe nën kryetare e bashkisë Fier, një emër që faktikishtë bëri “bujë” në PS me ngjitje të menëjhershme në këtë parti për faktin se nuk ka pasur shumë angazhime në fsuhata elektorale dhe jetë politike në PS .

Florian Muçaj aktualisht kryeadministraori I bashkisë Fier I cili për shumë vite ka punuar në bashki që në kohën kur atë e drejtonte Baftjar Zeqo. Me ardhjen në krye të bashkisë  të Armando Subashit, Muçaj u vendos kryeadministraor. Njihet si shumë I rreptë tek vartësit e vet por me shumë rezultte në punën e tij. Ka marr pjesë në shumë fushata të PS për pushtet local e qëndror, Muçaj ka pohuar për ALB365 se ka qënë baza socilaiste që ka propozuar emrin e tij. “Kam vite në PS dhe kam punuar fortë duke plotësuar detyrat dhe objektivat e ngarkuara”, pohoi ai.

Pesë emrat e dalë nga baza për të drejtuar PS Fier do ti nisen kryesisë së  PS në qëndër  dhe do te jëtë ajo që  do të nxjerri dy emrat kandidatë që do të “përballen” mes tyre që sipas gjasave  mund të jetë ai I kryetares aktuale Gentiana Cakrani dhe ai I Florian Muçaj pasi edhe PS ka të rregullin e vet në përzgjjedhje kundrejt seksit femnër e mashkull  pra një kandidat mashkull dhe një femër.ALB365

Be the first to comment

Lini një Përgjigje