“Dërmënasi” arreston të kërkuarin të dënuar me 18 vjet burg (video)

Fier – Finalizohet operacioni i koduar “Dërmënas”. Operacion për kapjen e personave shumë të kërkuar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacion nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me FNSH Fier dhe Interpol Tirana.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 18 vite e katër muaj burg.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis dhe 1 armë gjahu “Karabinë”.

Operacioni u zhvillua në fshatin Dërmënas, ku në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe punës së mirëorganizuar, në banesën e tij u kap dhe ndalua shtetasi Fredi Genica 45 vjeç, banues në Dërmënas.

Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Interpol Tirana në datën 20.01.2016, pasi Gjykata e Milanos Itali e ka dënuar me 18 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafik droge (Heroinë) në sasi të mëdha”.

Gjatë operacionit u sekuestrua edhe një sasi lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë gjahu “Karabinë”.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje