Apelon motra për vëllanë, ka vetëm një muaj jetë (fotot)

Një aksident i rëndë i ndryshoi përgjithmonë jetën 33-vjeçarit, Bujar Biçaku, nga Njësia Administrative Helmas në Kavajë.

Babai i dy fëmijëve të mitur është shtruar tek Spitali i Traumësprej më shumë se tre muajsh, pasi mori lëndime të rënda nga aksidenti.

Motra e tij, Migena Toshkezi Biçaku, ka shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania, ku i drejtohet të gjithë shqiptarëve në një apel rrëqethës, pasi Ministria e Shëndetësisë i e ka lënë vëllain e saj në mëshirë të fatit.

Sipas saj, 33-vjeçari ka këputur tre rruaza të qafës, ka pësuar një çarje në kokë rreth 20 centimetr dhe fatkeqësisht ka mbetur i paralizuar në të gjithë trupin dhe mund të lëvizë vetëm pjesën e kokës.

Mirëpo gjendja e babait të dy fëmijëve ende nuk është përmirësuar dhe mjekët i kanë sugjeruar ta dërgojnë në Turqi për kryerjen e një operacioni që do t’i mundësonte ecjen.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje