80 tonë helme “ bomba” ekologjike ende e aktivizuar në Fier (foto e video)

Fier – Vetëm tre kilometra larg qëndrës Fier dhe 500 metra largë lumit Gjanicë ndodhet ish azotiku,  dikur krenaria e regjimit socialist që prodhonte plehra kimike për bujqësinë dhe sot kthyer në gërrmadha dhe  magazinë për mbetje toksike e kancerogjene jo vetëm për tre mijë banorët e lagjes Drizë që jetojnë fare pranë tij por edhe për banorët e Fierit

80 ton mbetje kimike të ish azotikut të magazinuara në godina pa xhama, mes lagështirës, e pasiguruar  për vite me radhë ndodhen në mëshirën  e fatit sin ë lagështirën e stinës së dimrit ashtu dhe në atë të nxehtë të verës.

Mbetje të tilla si karbonat kaliumi,  mbetje të llukrave të arsenikut të futur në bidona plastic 2 kuintalësh, fenol ftakerin, metiloraxh, substancë buferike, silikate dhe komponentë të squfurit dhe litiumit ndodhen të magazinuara për më shumë se 20 vjet në këtë gjendje në këto magazina

Gjendja është tejet katastrofike dhe nuk dihet se cfarë mund të ndodhi pasi pamjet flasim vet dhe situate po shkon cdo ditë drejt degradimit dhe as bashkia , as inspektoriati mjedisor as ministria e mjedisit nuk po marrin asnjë masë, topin ja lënë njëra – tjetrës.

Situata e krijuar dhe kushtet atmosferike si dhe vitet që kalojnë sjellin shqetësime për banorët e lagjes Drizë

Gjithshka është e shkatërruar dhe rreziku nëpërmjet ajrit për 800 faniljet apo afro tre mijë banorët e lagjes Drizë të bashkisë Fierit  ndodhen cdo ditë të ekspozuat mes këtyre preparative toksikologjike

Nuk është hera e parë që ngrihet ky problem në media por askush ndër vite nuk ka bërë asgjë për largimin e tyre ndërkohë që është thënë nga Ministria e Mjedisit se do të dërgohen për asgjesim në Elbasan/ ALB365

Be the first to comment

Lini një Përgjigje