Problemet me energjinë elektrike ngrenë në këmbë banorët në Topojë dhe në Grykë

Fier – Prej dekadash ndërprerjet e energjisë elektrike në zonën e Semanit janë pjesë e përditshmërisë. Këtyre banorëve të fshatrave Topojë dhe Grykë u është sosur durimi.

Një defekt që shoqërohet nga një riparim. Ky i fundit mund të zgjasë edhe me ditë të tëra. Linja e vjetër që furnizon 8 fshatra dhe 10 mijë banorë nuk mban më. 

Oshee përpiqet ta mbajë në punë këtë linjë me investime të pjesshme gjë që sipas banorëve nuk është zgjidhje

Pasojat e kësaj situate janë pajisje shtepiake të dëmtuara, biznese të rrënuar dhe jetesë e padurueshme. 

Kreu I Oshee Fier Arjan fasko ka pohuar për Syri TV se janë duke kryer rikonstruksion në linjën 35 kilovolt TEC – Hoxharë e vjetër, por edhe një investim prej 176 milionë lekë të reja në nënstacionin e Hoxharës me qëllim që defektet e ndodhura vite m,ë pare të mos përsëriten më.

Kjo linjë elektrike ështe me e gjata në vend me 54 km dhe furnizon 8 fshatra të zonës bregdetare në Fier. Ndarja në nënstacione është zgjidhja e vetme por për këtë duhen financime dhe projekte të mëdha.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje