Kurti shmang përplasjen me Edi Ramën

Në një intervistë për Top Channel, kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka folur edhe për marërdhëniet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Kohët e fundit marrëdhëniet mes tyre kanë qenë mjaft të acaruara sidomos pas grevës së studenteve dhjetorin e vitit të ardhshëm kur Kurti doli hapur kundër qeverisë së Tiranës.

“Unë besoj që do të bashkëpunojmë mirë, unë e njoh kryeministrin e Republikës së Shqipërisë kemi nevojë që ato marrëveshje që deri tash janë nënshkruar sa më shumë ti zbatojmë.

Unë besoj do të kishte qene mirë të kemi komisione qeveritare sa i përket politikës së jashtme, mbrojtjes së sigurisë dhe mbrojtjes së burimeve natyrore, por gjithashtu edhe një regjistër të përbashkët civil dhe të bizneseve.

Si dhe Kosova dhe Shqipëria kanë hapësirë mundësi që të integrohen me njëra-tjetrën shumë më shumë se saç aktualisht është rasti, prandaj unë i gëzohem bashkëpunimit që do të kem me Republikën e Shqipërisë sepse edhe nevojat e qytetarëve edhe vullneti im është për këtë gjë” – tha Kurti. Kreu i Vetëvendosje ka qenë kritik edhe për realizimin e marrëveshjeve të nënshkruara mes dy vendeve. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje