Hetimet zbulojnë përse Aldo Teqja u hodh nga 20 metra lartësi

Partizani barazoi 1-1 të shtunën ndaj Teutës në “Selman Stërmasi”, por një incident i portierit Aldo Teqja mori të gjithë vëmendjen.

Pas rënies nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, 24-vjeçari me urgjencë është shtruar në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Portieri i dytë i ekipit të Partizanit e ka kaluar fazën kritike për jetën pasi doli nga pavioni i Renimacionit. Policia e ka hedhur poshtë versionin e klubit të kuq, ku futbollisti ka rënë nga 20 metra lartësi në mënyrë aksidentale.

Familjarë, miq dhe shokë të skuadrës së Partizanit ishin të pranishëm në katin e tretë të spitalit të Traumës, ku qëndron nën kujdesin e mjekëve.

Pista kryesore që po heton policia është ajo e vetëhedhjes. Në të njëjtën kohë, burime nga grupi hetimore theksojnë për ABC News se, Aldo Teqja e ka paramenduar veprimin e tij.

Shkak dyshohet se, kanë qene konfliktet e vazhdueshme me bashkëjetuesen me të cilën jetën në katin e gjashtë te rruga “Medar Shtylla”.

Ky version i policisë së Tiranës kundërshtohet nga klubi i të “Kuq-ve”. Gjatë reagimit zyrtar në Facebook, ekipi i futbollit Partizani pretendonte se, portieri i dytë Aldo Teqja ka rënë nga rreth 20 metra lartësi në mënyrë aksidentale.

Pavarësisht pretendimeve nga skuadra e Partizanit, policia i ka referuar materialet në prokurori për Aldo Teqjan për vetëhedhje e shkaktuar nga kushtet e rënduara psikologjike.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje