Nëna – Fëmijëve: “Hiqni rripat” dhe përplas makinën me pemën

SHBA – Një grua është arrestuar në Florida me akuzën se u përpoq të vriste katër fëmijët e saj, duke e përplasur makinën me një pemë palme.

Gruaja i tha policëve që shkaktar për këtë incident është burri i saj, pasi i bëri magji gruas.

Një nga fëmijët i tha policisë se gruaja u tha fëmijëve të lironin rripat e sigurimit pak para përplasjes, dhe tha me vete “Zoti më shpëtoftë”.

Fëmijët, ndërmjet moshës 7-13 vjeç, dëshmuan se i kishin kërkuar të ëmës të ngadalësonte, por ajo nuk i dëgjoi.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje