Gjendet kufomë mashkulli e dokompozuar në lumin Vjosë

Fier – Sot rreth orës 13:40, në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Hambar, është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar, rreth 55 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk dallohen shënja dhune apo dëmtime të tjera.

Në momentin që është konstatuar, viktima ka pasur veshur një bluzë të bardhë, çizme të gjata, xhinse vishnje dhe ka një tatuazh ne krahë në formë “thike”.

Personat e interesuar të paraqiten në morgun e spitalit Fier.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e personit të mbytur dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje