Kujdes biçikletën, ta vjedhin për dy minuta

Më shumë se 100 raste të vjedhjes së biçikletës janë regjistruar përgjatë këtij viti, 50 prej të cilave vetëm në qarkun e Tiranës.Megjithatë denoncimet për këtë vepër penale janë në një numër edhe më të lartë.

Pavarësisht shqetësimit, zëdhënësja e policisë së Tiranës nuk ka pranuar të japë të dhëna zyrtare mbi situatën e krijuar, edhe pse në komisariate shihet qartë numri i mjeteve të bllokuara.

Raste të kësaj vepre penale i pohojnë dhe vetë qytetarët, përdorues të këtij mjeti transporti, të cilët shprehen se pavarësisht se e kanë denoncuar rastin nuk kanë marrë zgjidhje.

“Për dy sekonda ma ka vjedhur biçikletën. Denonco sa të duash, qetojmë në një vend që thuhet se ka shtet, por në fakt nuk ka.”

Edhe për ata që nuk e kanë përjetuar grabitjen, nuk e fshehin frikën se një ditë do të bëhen objekt i një sulmi të tillë.

“E sigurojmë biçikletën me zinxhirë.”

Përdoruesit e biçikletave, gjithashtu hasen dhe me problemin e mosrespektimit nga këmbësorët dhe motorët të korsive që janë dedikuar për biçikletat./oranews

Be the first to comment

Lini një Përgjigje