Kombëtarja e femrave humbje minimale ndaj Portugalisë

Kombëtarja Shqiptare e femrave ka humbur me rezultatin minimal 0-1 përballë Portugalisë në sfidën eliminatore të kampionatit Europian, të zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”.

Vajzat e drejtuara nga ish sulmuesi shkodran Vioresin Sinani pësuan gol që në minutën e 16-të, me autore Jesica Silva. Skuadra kuqezi do të reagonte mjaft mirë duke u hedhur në kërkim të golit të barazimit, por Doçi do të ndalej nga traversa.

Kjo është humbja e dytë radhazi për vajzat e kombëtares, të cilat i pret një tjetër ndeshje edhe më e vështirë më 8, ndaj Finlandës.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje