Bebe Rexha e thotë ashiqare: Jam ‘hot’

Bebe Rexha është kthyer tashmë në një nga këngëtaret më të pëlqyera në mbarë botën.

Së fundmi, 30-vjeçarja i surprizoi të gjithë me paraqitjen e saj në premierën e filmit “Maleficent 2”.

Këngëtarja shqiptare u shfaq e veshur me një fustan të zi e të gjatë dhe me një dekolte të hapur.

Bebe, e cila shpeshherë përmendet për format e saj bombastike, dukej mjaft elegante dhe shkëlqente me këtë veshje.

Ndërkohë në profilin e saj në “Instagram”, 30-vjeçarja ka ndarë me ndjekësit e saj një foto ku shfaqet vetë ajo dhe krahas saj shkruan: “I’m hot” (jam e nxehtë).

Kujtojmë se Rexha është interpretuesja e kolonës zanore “You Can’t Stop The Girl” të filmi “Maleficent 2”, i cili do të jetë gati për publikun nga data 18 tetor.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje