Protesta/ Naftëtarët e rafinerisë kundër qeverisë dhe jo kundër pronarëve

Mallakastër – Naftëtarët e rafinerisë Ballshit kanë protestuar paraditen e sotme , por duke qënë më të qartë në kërkesat e tyre. Protestës së tyre në krah u ka dalë edhe drejtuesit e kësaj rafinerie.

Ata protesojnë kundër qeverisë Rama duke pohuar se  qeveria në mënyre urgjente duhet të miratojë ligjin për naftën bruto ku duhet të plotësohen nevojat e vendit e më pas të eksportohet e jo si veprohet deri më tani

Nga ana e tij menaxheri dhe përfaqësuesi I kësaj rafinerie Fisnik Sopa ka pohuar para naftëtarëve por edhe për median se qeveria duhet të ndërhyjë në mënyrë urgjente të miratoj ligjin. Ne si kompani jemi gati në prezencë të medias të nënshkruajmë e të bëjmë pagesën për sasinë e naftës bruto që marrim e jo si kanë spekuluar deri më tani disa të tjerë ndaj kompanisë sonë

Nga ana e tyre naftëtartë e rafinerisë pohojnë se nëse nuk miratohet ligji I ri për naftën  dhe ata largohen nga puna për mungesë të lëndës së parë naftë bruto do të rpotestojnë deri në Tiranë pasi ka qënë vet kryeministri Rama që ua ka premtuar këtë gjë, ndërkohë që edhe një deputet I PS ka qënë dikur edhe drejtor I ish KPTHN  dhe e di shumë mirë se si  kryehet procesi teknologjik

Be the first to comment

Lini një Përgjigje