I ekzekutuari me kallashnikov, viktima daja i Zamir Latifit (video)

Lushnje – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Lushnje, ku një 35-vjeçar është vrarë në brendësi të një lokali në qytet. Burime bëjnë me dije se viktima është Besmir Hida, i cili është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi.

Mësohet se viktima ka qenë në katin e dytë të një lokali në momentin kur është qëlluar me breshëri në lagjen ”Gafurr Muço”.

Dëshmitarët tregojnë se autori është larguar në drejtim të rrugicave në qytetin e Lushnjes, ndërsa Hida është një prej tregtarëve më të mëdhenj të makinave të përdorura në këtë qytet.

Mësohet se autori ka qenë i maskuar, ndërsa mbetet e paqartë nëse viktima është qëlluar në afërsi, apo që në katin e poshtëm të lokalit.

Po ashtu dyshimet janë se në atentat kanë marrë pjesë disa persona, të cilët kanë ndihmuar autorin që të largohet nga vendi i ngjarjes.

Burime bëjnë me dije për Fax News se Hida është daja i Zamir Latifit, i cili u ekzekutua rreth dy vite më parë në qendër të Lushnjes.

Kujtojmë se Zamit Latifi dhe Jurgen Hoxha u ekzekutuan në qendër të Lushnjes në 11 tetor të vitit të vitit 2017, ndërsa autorët janë Laert Haxhia dhe Orges Bilbili. Objektiv i këtij atentati ishte Xhulio Shkurti, që në atë moment nuk ndodhej në vendin e ngjarjes, i njohur ndryshe dhe si nipi i Aldo Bares.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje