Berisha tërbon Ronaldon me pritjet spektakolare (video)

Etrit Berisha sot ndaj Juventusit, nuk ka luajtur një ndeshje normale. Besojeni ose jo, por sot ai ka bërë që Cristiano Ronaldo të tërbohej.

Sulmuesi portugez është ndalur nga disa pritje spektakolare të portierit të kombëtares sonë. “Çfarë dreqin je ti?”, me siguri që këtë gjë mund të ketë thënë Ronaldo në fundin e ndeshjes, kur tentoi një goditje të bukur në hyrje të zonës.

Gazeta “Koha Jone”, ju sjell disa nga rastet kur portieri kuqezi ka bërë që portugezi të nervozohet, dhe ta mendosh sa të pakët kanë qenë ata që e kanë ndalur në këtë mënyrë. Berisha pësoi dy gola, por skuadra torinez sot mund të kishte shënuar 10 nëse në portë s’do të ishte ai. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje