“Rilindja kërkon kokë turku në vendin e gabuar”

Artisti Avni Delvina e ka pasqyruar në mënyrë artistike konflikti mes mazhorancës dhe kreut të shtetit. Në një grafikë të publikuar në adresën e tij në Facebook, Delvina ka publikuar këtë foto duke dhënë dhe shpjegimi:

 “Grafikë nga cikli “Rilindja kërkon kokë turku në vendin e gabuar”.Në grafikë, në një atmosfere Caravaggiane, ata mblidhen dhe diskutojnë plot pathos për shkarkimin e Presidentit te Republikës, por një zë misterioz dëgjohet që nga fotografia e varur në mur: Shkoni kërkoni ndonjë kokë turku diku tjetër, sepse unë jam kokë Skrapari! Thuhet që në mbledhje dikush propozoi dhe solli një kokë turku prej dylli e me mjekër të bardhë, sa për ta çuar aty lart e për të larë gojën”,- shkruan Devlina në Facebook.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje