Mumajesi bën dhe pasagjerin me Shkurte Gashin

Prej disa kohësh këngëtari i njohur Flori Mumajesi është tërhequr nga jeta publike.

Të gjithë fansat e tij kanë një kuriozitet të madh për këngëtarin, aq sa i shkruajnë herë pas here në rrjetet sociale.

Mirëpo së fundmi Flori mesa duket ka menduar të rikthehet dhe lajmin e bukur e ka dhënë kolegia e tij, këngëtarja Shkurte Gashi.

Kjo e fundit ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet me Florin dhe Brunon teksa shkruan: ‘Së shpejti’.

Nuk dihet saktësisht çfarë i bashkon këngëtarët, por një këngë e re do të rikthehej në hit të menjëhershëm./newsbomb

Be the first to comment

Lini një Përgjigje