Bebe Rexha habit fansin brazilian e fiksuar pas saj

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Bebe Rexha së fundmi ndodhet në  Brazil.

Ajo ka mbajtur një koncert ku ishin mbledhur një grup i madh njërëzish të cilët pa dyshim që ishin fansat e këngëtares.

Gjatë koncertit Bebe vendosi ti përshëndeste fansat e saj nga afër.

Mirëpo këngëtares i ndodh e papritura.

Një fans i fiksuar pas saj nuk po ia lëshonte duart dhe duke i qarë i thotë që e do shumë.

Menjëherë sigurimi vrapon për ta ndaluar por Bebe i habiti të gjithë me veprimin e saj

. Ajo e përqafon fansin, i cili mezi po e mbante veten nga lumturia, dhe bashkë me të me duar të kapura niset për në skenë.

I gjithë publiku u ndez nga brohorimat. Këngëtarja e ndau një video të këtij momenti në Instagram dhe krahas saj ka shkruar:

‘I dua fansat e mi kaq shumë! Faleminderit Brazil!”

Be the first to comment

Lini një Përgjigje