Al Pazari/ Rudina: ‘Agron Llakaj nuk e donte Romeon në Al Pazar, por…’

Aktorja e mirënjohur e humorit Rudina Dembacaj ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Lart e Poshtë” ku ka treguar të rejat më të fundit që pritet të ketë sezoni i ri i “Mos i Fol Shoferit”. Gjatë këtij emisioni ajo po ashtu është vendosur në zgjedhje mes dy binjakëve, Romeo dhe Donald Veshaj, me të cilët ka qenë kolege në ‘Al-Pazar’, drejtuar nga aktori Agron Llakaj.

Rudina është pyetur se cilin nga vëllezërit do të zgjidhte si bashkëprezantues nëse do të kishte një emision të titulluar ‘Dyshat’. Me anë të kësaj pyetje aktorja ka zbuluar dhe një të re që nuk e kishim ditur më parë. Ajo ka treguar se ka qenë ajo që e ka bindur Agronin të pranonte Romeon në ‘Al Pazar’, pasi ai nuk e donte. “Unë kam këmbëngulur që Romeo të jetë pjesë e Al-Pazar sepse Agron Llakaj ishte shumë skeptic dhe nuk e donte”, ka rrëfyer Rudina. Përsa i përket pyetjes mbi zgjedhjen ndërmjet vëllezërve për një emision ‘Dyshat’ ajo tha: “Sigurisht që me Romeon sepse Donaldin e njoh më pak! Por ata janë të dy çuna të jashtëzakonshëm!”

Aktorja e humorit është pyetur po ashtu përse Romeo dhe Donaldi nuk e ftuan kurrë në emisionin e tyre veror ‘Treshat’ dhe ajo është përgjigjur: “Po nuk e di, ndoshta kur t’i heqi Llakaj nga puna!”.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje