Shefi i komisariatit të Fierit emërohet në krye të policisë Lezhës

Dy drejtues të lartë në strukturat e Policisë së Shtetit janë transferuar nga detyra që kishin, në një tjetër pozicion.

Mësohet se me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, në vend të drejtorit të Policisë Rrugore, Mitat Tola është emëruar Edmond Targaj, i cili mbante detyrën e shefit të Sektorit në Forcën Lëvizëse Operacionale. Më herët, Targaj ka drejtuar edhe Policinë e Dibrës.

Ndërsa në vend të Ferdinand Marës në krye të policisë së Lezhës është emëruar Erigert Mitri, i cili mbante detyrën e shefit të Komisariatit të Fierit. Nuk dihen ende motivet e këtyre lëvizjeve në Polici.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje