FATI I SHQIPËRISË ËSHTË EUROPA!

Nga Jorida Tabaku – Për fatin e mirë të SHqipërisë dhe shqiptarëve dje ne morëm një lajm të mirë që na inkurajon në rrugën tonë drejt BE-së.

Fatmirësisht për ne ditën e djeshme Bundestagu nuk e ndau Shqipërinë në procesin e integrimit nga fqinji i Maqedonisë së Veriut. Gjasat ishin të mëdha që keqqeverisja dhe situata politike e kishin kthyer procesin e Shqipërisë në një pikëpyetje të madhe. Debatet e shumta në parlamentin gjerman janë shenjë e një dyshimi të madh që ligjvënënsit kanë në lidhje me Shqipërinë.

Një mekanizëm i ri është vendosur në punë për rastin e Shqipërisë. Nuk ka më një konferencë ndërqeveritare si është e rastit me vendet që marrin një datë për negociatat por do të ketë një process me dy faza. Shqipëria do të vlerësohet së pari për dy kritere specifike ngritjen e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese dhe së dyti për zbatimin e rekomandimeve të ODHIR për votimin e 30 Qershorit në veçanti por dhe të gjitha rekomandimet e paplotësuara për zgjedhjet e vitit 2013, 2015 dhe 2017! Vetëm nëqfotë se këto kushte plotësohen në konferencën e parë të zgjerimit do të kemi mundësi të diskutohet për Shqipërinë për të caktuar një datë për tu vlerësuar për një konferencë të dytë ku duhen pltësuar 7 kushte të tjera ndër më të rëndësishmet është dhe hetimi dhe vendosja përpara drejtësisë e atyre që janë akuzuar për blerjen e votës!

Vendosja e 9 kushteve dhe 2 nënkushteve që do të hetohen dhe kontrollohen imtësisht nga BE-ja është një thuajse veçim që Shqipëria merr. Asnjë nga ligjvënësit apo qeveritarët e Shqipërisë nuk është i zoti të tregojë ditën e celjes së kapitujve 23 dhe 24 të cilët do të jenë të parët.

Një pjesë e kritereve nuk janë të reja, por ne vend te plotesimit te tyre nen qeverisjen e Edi Rames vit pas viti kemi kushte te reja.

Prandaj gëzimi (i habitshëm) i kryeministrit Rama është një tjetër shenjë pamaturie e një njeriu që e coi vendin në këtë situatë.

Parlamenti Gjerman dje u tregua i qartë sa i takon zgjidhjes së krizës politike e cila është kusht për integrimin e vendit në BE. Debati i gjatë për mbi 1 orë e gjysmë nga deputetët gjermanë në lidhje me kriminalizimin e çdo cepi të jetës politike, rritjen e trafikut të drogës dhe mos dënimit të krimeve elektorale; janë tregues të një gjendje kritike të vendit.

Pikërisht falenderimet I takojnë Bundestagut dhe padyshim edhe zotit Johannes Ëadephul,
nën drejtimin e të cilit koalicioni i CDU/CSU mbeshteti rrugën Europiane të Shqipërisë. Vetëm falë insistimit dhe këmbënguljes së z. Ëadephul, që drejton grupin e Ballkanit Perëndimor, u bë e mundur që dhe ata që ishin skeptikë ti japin dhe një mundësi Shqipërisë!

Që në krye të herës kjo ka qënë dhe kërkesa e Partisë Demokratike!

Le të jenë kushtet e vendosura nga Gjermania si harta e rrugës për të dalë nga kriza e thellë politike, institucionale dhe ligjore ku është futur vendi

Bundestagu i dha një mundësi përsëri Shqipërisë, ndarja de juro me Maqedoninë e Veriut do të kishte qënë fatale për ne!

Dje Shqipëria dhe shqiptarët morën një mbështetje në përpjekjen e gjithsecilit prej tyre për një vend më të mirë dhe brenda në BE.

Numërimi mbrapsht për plotësimin e kushteve ka nisur. Kushdo që dëshiron të krenohet me lugën bosh për të tretin vit radhazi nuk ka përse të jetë pengesa e shqiptarëve në rrugën për të marrë një datë dhe për të qenë aty ku ne e meritojmë dhe na takon; një vend brenda Bashkimit Europian. Një ëndërr që jam plotësisht e bindur që mund ta sigurojë vetëm PD dhe Opozita e bashkuar!

Be the first to comment

Lini një Përgjigje