Fermerët: Të na rrojë Rama dhe na lëntë pas (foto e video)

Dhjetra fermerë të zonës së Suk1 dhe Suk2 në bashkinë Roskovec po ndeshen çdo ditë e më tepër me dukurinë e superprodhimit të perimeve e zarzavareve të stinës por mungesa e tregut ka bërë që në shumë raste ato jo vetëm të shitem me çmim qesharak por dhe të hidhen në kanale .

Sipas tyre bashkia në Roskovec nuk ka krijuar kushte, nuk u ka bërë treg apo politika ndihmëse që prodhimi të strehoet dhe të magazinohet e jo të përfundojë tek shitja me çmim qesharak 20 lekë kilogrami i domates, dhe 8 lekë kilogrami i sharqirit, më mirë në kanal se a të tallen me djersën tonë, thonë ata

Disa prej tyre teksa filmuan prodhimet e tyre u shprehën se : Të na rrojë Rama dhe na lëntë pas, që sipas tyre premtimet e dhëna në fsuhata të ndryshme elektorale që do ketë politika e suvensione në krahë të fermerit nuk u realizuan kurrë.

Një fermer shkon më tej kur i hedh domate qenit dhe i thotë, ha balo ha më mirë ti se sa serbi pa lekë

Shikoni fotot

Be the first to comment

Lini një Përgjigje