Juventusi fiton kundër Brescias së Balotellit pa Ronaldon

Juventusi e ka mundur Brescian me rikthim, pasi e kishte gjetur veten në disavantazh herët në ndeshje, dhe e merr kryesimin e Serie A të paktën përkohësisht.

Një autogol i Jhon Chancellor dhe një supergol i Miralem Pjanic e kompletuar rikthimin e Juventusit, që e kishte gjetur veten në disavantazh pas golit të hershëm të Alfredo Donnarummas, raporton Gazeta Express.

Kjo është fitorja e katërt në pesë ndeshjet e para në sezonin e ri për skuadrën e Maurizio Sarrit, e cila tani grumbullon 13 pikë në vendin e parë, një më pak se Interi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kampioni në fuqi, që në këtë ndeshje ishte pa Cristiano Ronaldon që u pushua për shkak të lodhjes muskulore, u trondit qysh në fillim të takimit kur Donnarumma shënoi një gol të bukur nga brendia e zonës në minutën e 4-të.

Pesë minuta para fundit, Chacellor shënoi në portën e vet në tentim për ta larguar topin me kokë dhe e riktheu Juven në lojë.

Miralem Pjanic në minutën e 63-të e kaloi Juventusin në epërsi me golin që doli të ishte i tri pikëve, kur goditi me vollei një top të kthyer nga muri mbrojtës i Brescias.

Në ndeshjen e ardhshme në fundjavë, Juve e pret Spalin.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje