Ambasadori i OSBE flet pas tryezës: Jam i zhgënjyer

Ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt është shprehur i zhgënjyer me situatën e krijuar sot në tryezën për reformën zgjedhore. Në një prononcim për mediat në përfundim të tryezës, Borchardt tha se do shohin më me kujdes hapin e radhës.

“Nuk jam i lumtur për situatën që u krijua. Është zhgënjyese. Hapin tjetër do ta shohim. Njerëzit duhet të qëndronin, të dëgjonin në atë tryezë. Ne nuk e qeverisim këtë vend të marrim në dorë reformën, ne nuk jemi të zgjedhur. Jemi këtu për të dhënë mbështetjen tonë” – u shpreh ambasadori i OSBE.

Tryeza e sotme e iniciuar nga OSBE për reformën zgjedhore, u shoqëruar me debate të ashpra mes palëve. Përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso u largua nga takimi pas fjalimit ku propozoi ngritjen e një strukture të posaçme për këtë cështje. Gjithashtu tryeza u braktis më pas edhe nga opozita parlamentare.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje