Naftëtarët e rafinerisë Ballsh pa rroga, nisin protestën

Mallakastër – Punonjësit e rafinerisë së Ballshit nisin protestat përsëri pasi shkaku është ai, i njohuri tashmë , pagesat që kompania nuk u bënë në kohë atyre,

Ata pas tratativave e negociatave të bëra mes tyre dhe menaxherëve të kompanisë për disa javë vendosën që mëngjesin e sotëm të nisin protestën para administratës,

Ata thonë se kompania që ka marrë rafinerinë nuk u ka shlyer pagat në kohë ndërsa familjarët kanë shpenzime pasi kanë nisur fëmijët në shkolla, çmimet janë rritur, shpenzimet po ashtu dhe në fund të fundit kanë punuar dhe duan pagat. Do shkojmë deri në bllokim të përpunimit apo mbyllje të depozitave dhe proceseve teknologjike, kanë pohuar ata për ALB365 ku kanë sjell foto dhe video për të bërë publik lajmin

Grevistet pohuan se pas publikimit te lajmit drejtues te kompanise kane takuar nje perfaqesi dhe u kane pohuar se sot do kryhet likujdimi i pagave. Ata pohuan faktin se nese drejtuesit mashtrojne mengjesin e se nesermes ata nuk do shkojne ne pune por do mblidhen para portes kryesore te rafinerise e do te protestojne

Be the first to comment

Lini një Përgjigje