“Ku je o të q**** kokën!”/ 3 futbollistë shqiptarë takohen në Spanjë (video)

Të shtunën u luajt takimi mes Malagas dhe Albasetes në Ligën e Dytë Spanjolle, ku në fushë ishin plot 3 shqiptarë, Keidi Bare dhe Armando Sadiku për Malagën, ndërsa Rei Manaj si titullar për Albaseten.

Takimi u vendos nga Manaj që i dha fitoren 1-0 Albasetes. Por, në një video të postuar nga klubi i Malagës duket edhe takimi “vëllazëror” i 3 shqiptarëve para nisjes së ndeshjes. Sadiku dhe Manaj po bisedonin kur aty afrohet fieraku Bare.

Ky i fundit, ka bërë bujë edhe në rrjetet sociale, për fjalët që i drejtohet Manajt: “Ku je të q****a kokën tënde?”.

I menjëhershëm ishte reagimi i Sadikut, që i thotë Bares të mos shajë, duke parë edhe zyrtarin e klubit që po filmonte.

“Pse, ku dinë shqip këta?” – vazhdon më tej Bare, por Manaj i kujton: “Ka shqiptarë te faqja”. Përqafimi mes shqiptarëve tregon shoqërinë mes shqiptarëve. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje