Olta ministre, gazetari dhe termeti! Ja fute kot zonja ministre!..

Nga Vladimir Muçaj – Olta Xhacka doli mbreme ne konference shtypi ne oret e vona! Per termetin dhe lajmin e “rreme” dhene nga nje gazetar i medias Syri.net!

Une nuk kam konflikt interesi por pretendoj se e njoh mire gazetarine! Duke e njohur mire ate dhe parimet e saj them me bindje te plote profesionale qe gazetari as ka gabuar as eshte nxituar! Gazetari ne fjale dhe ndonje tjeter kane qene ne dinamiken e punes se tyre! Ministrja e mbrojtjes mbreme e shemtoj sjelljen e saj shume korrekte nder vite ne politike! Ajo shemtoj dhe bukurine e saj fizike me kercenimin me burg ndaj gazetarit qe kishte perhap panik sipas saj! Sipas logjikes se ministres duhen penalizuar dhe drejtuesit e policise se shtetit te cilet publikisht lajmeruan daljen masive te popullates nga banesat e tyre! Sipas logjikes se ministres nese larg qofte nje viktime te ndodhte Sazan Guri duhej te vihej ne pranga pas thirrjeve te tij ne ekrane duke thene se nuk ka rrezik dhe qytetaret duhet te futen ne banesa! Sipas logjikes se ministres sizmiologu grek duhet te shpallet “non grata” ndersa Presidentit Meta duhen hedhur prangat! Sipas logjikes se ministres duhen prangosur qindra gazetare dhe dhjetra redaksi lajmesh duhen kycur! Meqenese keto nuk mund te ndodhin sipas logjikes se saj une them: “Ja fute kot zonja Ministre”!..

Be the first to comment

Lini një Përgjigje