Alban Skënderaj publikon ‘selfie’ në vitet 90′

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skënderaj, po vazhdon të jetë produktiv në muzikë dhe shumë aktiv sa i përket koncerteve recitale.

Shumë nga aktivitetet e tij, ai i ndan me ndjekësit në rrjetet sociale, duke shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për ata që e mbështesin.

Por herë pas here nuk mungojnë edhe fotografitë nga përditshmëria, apo edhe ndonjë imazh i rrallë i së kaluarës.

Së fundmi, Skënderaj ka vendosur që të publikojë për fansat e tij në Instagram, një fotografi të realizuar gjatë viteve të nëntëdhjeta, kur ai ishte me pushime.

Në këtë foto, Albani shfaqet duke pozuar ‘selfie’, ndonëse në atë kohë nuk kishte telefona të mençur që të tregonin në kohë reale, se si doli fotografia.

Me siguri, aso kohe këngëtari e realizoi fotografinë duke shkrepur aparatin fotografi drejt vetes, teksa këtë gjë e bëri paksa të ditur edhe në mbishkrimin e fotos në Instagram.

“Kështu dilnin selfie’t në vitet 90”, ka shkruar Skënderaj në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje