Tërmetet/ A do të dali parashikimi për tërmet të fuqishëm?!

FIER – Sizmiologet thone se qyteti i Fierit mund te goditet nga termete te fuqishem ne nje te ardhme, brenda 100 viteve te ardhshem. Edhe pse kanë kaluar 14 vjet kur ky dokument është bërë publik në mbledhje të këshillit bashkiak në Fier nuk janë shumë edhe pse kanë rënë disa tërmete që muk kanë qënë me epiqëndër në Fier por janë ndier në qytetin e Fierit, ky i ditës së sotme e shkundi mirë Fierin.

Parashikimi i bujshem eshte pjese e nje dokumenti zyrtar, qe iu shpernda keshilltareve te bashkise se Fierit, ne mbledhjen e radhes, me 2 mars 2005.

Dokumenti ne fjale u paraqit bashkarisht nga bashkia e Fierit dhe nga organizata joqeveritare Co- Plan, ne kuader te detyres se projektimit te planit rregullues te pergjithshem te qytetit te Fierit.

Sipas nje studimi qe permban dokumenti 83 faqesh, Fieri ben pjese ne nje zone me rrezik sizmik te larte, qe quhet zona tektonike Jonike, e cila eshte prekur nga termete te fuqishem si ne te kaluaren e larget, ashtu edhe ne shekullin e kaluar. Jane pikerisht shkeputjet tektonike ose zonat e shkeputjeve tektonike aktive qe, here pas here, gjenerojne termete.

Terrenet e qytetit te Fierit dhe rreth tij bejne pjese ne Zonen sizmologjike Joniko – Adriatike. Pergjate zones se shkeputjeve Durres – Fier – Vlore kane ndodhur shume termete te forte: viti 217 me intensitet VIII – IX balle ne Apolloni; mars 1273 me intensitet IX balle ne Durres; 17 dhjetor 1926 me magnitude 6.2 ne Durres; 18 mars 1962 me magnitude 6.0 dhe intensitet epiqendror VIII balle ne Fier; 16 qershor 1601, 12 tetor 1851 dhe 2 janar 1866 me intensitet epiqendror IX balle ne Vlore, etj.

Duke u bazuar ne keto te dhena, shkencetareve u rezulton se zona e shkeputjeve Durres – Fier – Vlore mund te gjeneroje edhe ne te ardhmen termete me potencial sizmik te pritshem me magnitude maksimale 6.0 deri 6.9 shkalla e Rihterit dhe intensitet epiqendror VIII deri IX balle, te cilat dihet qe jane shkaterruese.

Gjithnje sipas studimit, eshte 70 per qind probabiliteti qe temetet me intensitet VIII ose IX balle te ndodhin brenda 100 viteve te ardhshem, ne zonen e lekundjeve sizmike rreth qytetit te Fierit.

Historiku i termeteve ne Fier
Qyteti i Fierit dhe zona perreth tij jane prekur nga termete te fuqishem si ne te kaluaren e larget asht edhe ne kete shekull. Keshtu, ne shekullin e II ose III para eres se re dhe ne vitin 217 Apollonia u prek nga termete te fuqishem me intensitet epiqendror Io=VIII-IX balle MSK-64;

me 6 korrik 1356 nje termet me Io=VIII-IX balle MSK-64 preku Beratin;

ne mars 1551 po Berati u prek nga nje termet me Io=IX balle; me 16 qershor 1601 dhe

me 12 tetor 1851 Vlora u godit nga termete me Io=IX balle;

me 17 tetor perseri Berati u godit nga nje termet me Io=IX balle;

me 2 janar 1866 perseri Vlora u godit nga nje termet i fuqishem me Io=IX balle;

me 21 nentor 1930 Vlora e pak me ne jug (Qafa e Llogarase) u goditen nga nje termet me magnitude 6.1 shkalla e Rihterit dhe intensitet epiqendror Io=IX balle MSK-64;

me 23 shkurt 1940 zona e Cakranit u godit nga nje termet me magnitudde 5.5 dhe intensitet epiqendror Io=VIII-IX balle;

me 18 mars 1962 Fieri dhe zona perreth tij u goditen fort nga nje temet me magnitude 6.0 shkalla e Rihterit dhe intensitet epiqendror VIII balle MSK-64;

me 16 nentor 1982 nje termet me magnitude 5.7 dhe intensitet Io=VII-VIII balle goditi zonen e Rroskovecit

(Sulstarova dhe Kociaj 1975; Slstarova et al. 1980).

Perfundimet e sizmiologeve:

1. Qyteti i Fierit dhe zona perreth tij jane prekur nga termete te fuqishem si ne te kaluaren, ashtu edhe ne ditet tona. Nder termetet me te fuqishem te shekullit XX qe kane prekur zonen rreth Fierit, jane termeti i 1 shtatorit 1959 me magnitude 6.2 dhe intensitet epiqendror VIII – IX balle, me epiqender ne afersi te Lushnjes dhe termeti i 18 marsit 1962 me magnitude 6.0 shkalla e Rihterit dhe intensitet epiqendror VIII balle me epiqender ne qytetin e Fierit. Keta termete kane shkaktuar shume deme materiale dhe humbje njerezore.

2. Terrenet e qytetit te Fierit dhe rreth tij bejne pjese ne Zonen sizmogjene joniko – adriatike, e cila ze nje vend ne balle te orogjenit shqiptar, te prekur fuqimisht nga deformacione shtypese. Ajo perfaqesohet nga nje zone shkeputjesh aktive gjatesore te tipit lartrreshqitje – mbihipje, te prera ne terthor edhe nga shtytje. Te gjitha shkeputjet aktive te saj jane sizmogjene.

3. Zona e shkeputjeve aktive Durres – Fier – Vlore, pergjate se ciles shtrihen terrenet e qytetit te Fierit dhe rreth tij, ndodhet direkt ne balle te orogjenit dhe perfaqesohet nga mbihipje dhe kunedrhipje aktive, te cilat kane gjeneruar shume termete te fuqishem si ne te kaluaren, ashtu edhe ne te tashmen, ajo edhe ne te ardhmen mund te gjeneroje termete te fuqishem me potencial sizmik te pritshem magnitude maksimale 6.0 – 6.9 shkalla e Rihterit dhe intensitet epiqendror VIII-IX balle MSK-64.

4. Nga analiza sizmotektonike rezulton se qyteti i Fierit mund te preket ne te ardhmen nga termete me intensitet epiqendror VIII – IX balle MSK-64 dhe me magnitude me te madhe ose te barabarte me 6.0 shkalla e Rihterit.

5. Zona rreth qytetit te Fierit, ne baze te Hartes se Rajonizimit Sizmik te Shqiperise ne shkalle 1 : 500 000 (1980) qe eshte ne fuqi, perfishihet ne zonen me lekundje sizmike, me probabilitet 70 % per 100 vitet e ardhshem, me intensitet VIII balle MSK-64 per kushte truallil mesatare. Per kushte te keqija trualli, intensiteti sizmik mund te arrije edhe IX balle.

(Shkrimi është botuar vite më parë në një gazetë të pëtditëshme shqiptare viti 2005)

Be the first to comment

Lini një Përgjigje