Rita Ora publikon video nga qëndrimi i saj në Prishtinë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, krenohet gjithmonë me vendlindjen e saj.

Ndonëse jeton dhe vepron në Britaninë e madhe, ajo nuk heziton që të shpreh ndjenjat e saj të patriotizmit kudo.

Së fundmi, Rita ka rishpërndarë në InstaStory një video, të realizuar gjatë vizitës së saj, në 17 shkurtin e vitit 2018.

Rita Ora në Prishtinë, më 18 shkurt 2018 (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Aso kohe ajo u kthye në vendlindje për të performuar në koncertin madhështor në qendër të kryeqytetit, për të shënuar 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Videoja në fjalë është realizuar me një nga fëmijët e familjes së saj, që Rita e ka kushëri, ku shihej duke pyetje rreth koncertit teksa shikonin nga dritarja skenës.

Rita dëgjohet dokur folur shqip me kushëririn e saj të vogël, ndërsa qesh me pyetjet e shumta që parashtron.

Ajo i thotë se nuk e di se kush do të këndojë në koncert, duke mos zbuluar kështu që ajo do të ishte ylli i mbrëmjes.

Foto: Rita Ora/InstaStory

“Gjithnjë reprezantoj shtetin tim”, ka shkruar Ora në mbishkrimin e kësaj videoje të shpërndarë në InstaStory, referuar edhe flamurit kombëtar me të cilin ek a shoqëruar mbishkrimin.

Këngëtarja e lindur në Prishtinë u rikthye në vendlindje edhe këtë vit, në fillim të muajit prill, ku së bashku me UNICEF ndërmorën disa iniciative bamirëse për fëmijët në nevojë. 

Rita Ora në Kosovë, prill 2019 (Foto: Ridvan Slivova

Be the first to comment

Lini një Përgjigje